Harku në Fokus (Gateway Arch in Focus)
Fotografi të realizuara në ditën e sotme 24 Tetor 2021 me rastin e hapjes së foto ekspozitës “Harku në Fokus”. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i shoqatës z. Besian Gjika ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e gërshetimit të kulturës shqiptare me atë amerikane që simbolizohet më së miri me harkun e Saint Louis-it. Pastaj ing. Sokrat Bozo, autori i foto ekspozitës, falenderoi pjesëmarrësit dhe shpalosi veprimtarinë e tij të shumëanshme koleksionuese dhe filatelike. Për harkun ai tregoi impresionin fillestar që në mpmentin e parë të mbërritjes në Saint Louis, 20 vite më parë. E gjithë kjo periudhë është e fiksuar në fotografi, në momente dhe evente të ndryshme, autografe dhe firma nga ndërtuesit e harkut. Në këtë event ishin të ftuar përfaqësues të pushtetit lokal, ndërtues të harkut dhe përfaqësues të institucionit “Gateway arch Parc Faundation”, disa nga mediat lokale, drejtuesit e shoqatës Iliria, si dhe intelektualë shqiptarë dhe amerikanë. Në fund për të gjithë pjesmarrësit u shërbye një Cocktail i thjeshtë. Në përgjithësi mendimet ishin vlerësuese, inkurajuese për autorin dhe nxitëse për shoqatën që të organizojë të tjera evente në të ardhmen.